Premtimi i madh i kandidatit për president të Barcelonës

Futboll

Premtimi i madh i kandidatit për president të Barcelonës

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:40
Guardiola dhe Messi

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, ka premtuar se do ta bëjë të mundur ribashkimin e Lionel Messit me Pep Guardiolën në Camp Nou, nëse zgjidhet në post.

Një epokë e re do të nisë në Camp Nou së shpejti, as dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu nga posti i presidentit. 57-vjeçari dha dorëheqje bashkë me tërë bordin e drejtorëve pas paralajmërimit të mocionit të mosbesimit ndaj tyre, transmeton Gazeta Express.

Bartomeu u largua nga pozita e shefit të klubit për shkak të dështimeve të shumta në fushë dhe jashtë saj në vitet e fundit.

Font, i cili shihet si favorit për ta zëvendësuar Bartomeun në postin e presidentit, e ka në plan ta kthejë në stol ish-trajnerin Pep Guardiola, me synim për ta bindur Messin të qëndrojë në klub.

Biznesmeni spanjoll dëshiron t’i kthejë në klub edhe legjendat e Barcës, Xavi, Andresa Iniesta dhe Carlos Puyol.

“Është sfidë e madhe ta zëvendësosh gjeneratën më të mirë që e ka parë bota e futbollit, të cilët besoj që e kemi pasur ne në dekadën e fundit. Barcelona duhet ta rindërtojë edhe stadiumin në një botë që është goditur nga kriza (koronavirus) më e rëndë ndonjëherë”, tha Font.

Ai shtoi: “Qëllimi ynë është ta ndërtojmë një projekt shumë të fortë dhe garues dhe jemi me fat në Barçë që e kemi trashëguar stilin e lojës së Johan Cruyff dhe shumica e profesionistëve më të mirë të cilët e njohin këtë stil janë edhe tifozë dhe e duan këtë klub, si Pep Guardiola, Xavi, Iniesta dhe Puyol”.

“Të gjithë këta janë legjenda të cilët e duan Barcelonën por nuk punojnë për Barçën sot. Ne duhet t’i kthejmë ata për t’u siguruar se e kemi një projekt garues”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat