Situatë alarmante te Lazio

Futboll

Situatë alarmante te Lazio

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:41
Igli Tare

Lazio është duke u përballur me një problem të jashtëzakonshëm. Skuadra është kapluar nga COVID-19, dhe shumë lojtarë tashmë kanë rezultuar pozitiv, sa ka bërë që ndeshja e fundjavës me Torinon të vihet në dyshim.

Drejtori sportiv i skuadrës, Igli Tare ka folur për gjendjen në klub derisa nuk e ka përjashtuar mundësin e shtyrës së ndeshjes.

“Mund të ndodh që të kërkojmë shtyrjen e ndeshjes, por duhet të presim më parë të gjitha verifikimet e tamponëve dhe të premten do të bëjmë përmbledhjen e të gjithë kësaj situate që po kalojmë”.

Lazio mbrëmë në sfidën e Champipns League barazoi me Club Brugge derisa në përbërjen e parë pati shumë mungesa për shkak të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat