Rama ka një mesazh për futbollin

Futboll

Rama ka një mesazh për futbollin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:48
Rama ka një mesazh për futbollin

Nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas vendimit të Ligës Profesioniste për ta ndërprerë bojkotin dhe filluar sezonin e ri futbollistik në fundjavë.

 Katër kërkesat e klubeve të Superiores janë në tryezën e tij të punës, por nuk ka ende vendimmarrje konkrete.

Madje, kreu i ekzekutivit përdoro sloganin e protestave të dikurshme të studentëve “hajde flasim”, duke lënë të kuptohet se nuk flitet për miratim, por diskutim e negociim të atyre që kërkojnë klubet, sidomos për ligjin e sponsorizimit:

Ja reagimi i Ramës:
E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat