Largimi i presidentit Josep Maria Bartomeu nga Barcelona mund të ndikojë dhe tek e ardhmja e Leo Messit. Ekipi katalanas beson se mund të ketë një “dashuri” të re mes palëve.
Drejtuesit e rinj do të nisin menjëherë me kontaktet për argjentinasin, në mënyrë që të kenë sërish pika takimi mes palëve.
33-vjeçarit i mbaron kontratë në fund të edicionit dhe me shumë mundësi do të largohet.
Ekipi blaugranas fitoi ndaj Juventusit në ndeshjen e djeshme, por Messi nuk ishte i kënaqur. Ai dallohej dhe gjatë ndeshjes se kishte pakënaqësi ndaj Dembelesë dhe nuk ka kimi me Griezmann. Largimi i Suarezit ka ndikuar te humori i lojtarit.