Delegohen gjyqtarët për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës

Futboll

Delegohen gjyqtarët për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:10
Delegohen gjyqtarët për javën e dhjetë në Superligën e Delegohen

Java e dhjetë apo faza e dytë e këtij edicioni në Superligë do të zhvillohet në fundjavë, me pesë ndeshje tejet interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë, në ndeshjen mes Llapit dhe Dritës.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe në Anamoravë mes Gjilanit dhe Feronikelit.

Image

Orari i ndeshjeve

Federata e Futbollit të Kosovës tashmë ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e radhës.

Sfida mes Llapit dhe Dritës i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati.

Kurse, ndeshjen në Gjilan do ta drejtojë Selim Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat