Sermaxhaj: Superliga pas pjesës së parë të kampionatit!

Futboll

Sermaxhaj: Superliga pas pjesës së parë të kampionatit!

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:31
Sermaxhaj: Superliga pas pjesës së parë të kampionatit!

Ish futbollisti i mirënjohur dhe analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, ka analizuar pjesën e parë të elitës së futbollit të Kosovës.
“Superliga pas pjesës së parë të kampionatit! 

Superliga e Kosovës në futboll përfundoi pjesën e parë të kampionatit ashtu siç ishte menduar e parashikuar. Duke parë vështirësitë e vazhdueshme që po sjell situata me Covid-19, ekipet po paraqiten mjaftë mirë edhe pa prezencën e tifozëve. 

Disa ekipeve nuk iu dëshmuan përforcimet që sollën, e disa tjerave deri diku po, por që pritet edhe më shumë nga ta.
Ballkani dhe Drita ishin dhe vazhdojnë të mbeten dy pretendetë serioz dhe të denjë për luftën e titullit ngase u dëshmuan me paraqitjet e tyre. 

Prishtina e Gjilani duken të përafërta për aq sa kanë treguar në fushat e lojës. 
Arbëria e papërshtatshme për shumëkënd por gjithsesi me rezultate shumë pozitive. 

Drenica e Trepça 89, pak më mirë se vitin e kaluar. Feronikeli me probleme dhe pa zgjidhje në shumë drejtime. 
Besa me paraqitje të pritura duke parë cilësinë brenda saj, ndërsa Llapi sigurt do të ‘shëtis’ në sheshin evropian të ‘Zahir Pajazitit’”, ka shkruar Sermaxhaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat