Rrahmani: Malisheva synon Superligën e Kosovës

Futboll

Rrahmani: Malisheva synon Superligën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:52
Rrahmani: Malisheva synon Superligën e Kosovës

Malisheva po tregon lojëra të mira në gjashtë javët e para të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A. 

Skuadra e Malishevës ka shënuar katër fitore, një barazim dhe dy humbje, të cilët prijnë me 13 pikë në renditjen e klasifikimit, duke lënë pas vetes Onix-in po me aq pikë.  

Në këtë mjedis po bëhet punë e madhe dhe me ambicie që të ngritën për herë të parë në elitën e futbollit të Kosovës. 

Image

FC Malisheva

Qendërsulmuesi i Malishevës, Albion Rrahmani, djali i ish futbollistit të mirënjohur llapjan, Dritoni, tha se atmosfera është shumë e mirë në klub dhe me bindje se do të vazhdojnë me serinë e rezultateve të mira. 

“Bota sot”: Malisheva kryeson në grupin A, cila është arma më e fortë e ekipit?
Albion Rrahmani:
Jemi në vendin e parë, jemi komponuar shumë mirë si ekip dhe mendoj se kjo është arma më e fortë e klubit tonë. Është një atmosferë e jashtëzakonshme në klub duke nisur nga kryesia e deri të lojtarët.

Image

“Bota sot”: Javën që e lamë pas, Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 1:0 kundër Vëllaznimit, sa ishte vështirë?
Albion Rrahmani:
Skuadra e Vëllaznimit ishte skuadër me karakter të fortë dhe shumë i vështirë por ne bëmë një punë të shkëlqyer si klub dhe arritëm t’i fitonim 3 pikë, që të kryesojmë në vendin e parë.

“Bota sot”: Në fundjavë ndesheni me Drenasin, a mendoni se edhe një pikë do të ishte rezultat i mirë?
Albion Rrahmani:
Po do të ishte e mirë por ne do të futemi si në çdo lojë për 3 pikë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e Malishevës?
Albion Rrahmani
: Synimet e Malishevës janë që të kryesojmë tabelën dhe të kalojmë në Superligën e Kosovës.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet dhe cilat skuadra i sheh për katër vendet e para?
Albion Rrahmani:
Kushtet janë shumë të mira, për mendimin tim janë katër skuadra, që do të kryesojnë tabelën, është Malisheva, Istogu, Dukagjini dhe Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat