Kampionati nis të mërkurën, në ndeshjet e javës së parë spikat Tirana-Kukësi

Futboll

Kampionati nis të mërkurën, në ndeshjet e javës së parë spikat Tirana-Kukësi

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:05
Kampionati nis të mërkurën, në ndeshjet e javës së parë spikat Tirana-Kukësi

Bojkoti tashmë është ndërprerë teksa në mbledhjen e sotme të Ligës u vendos që Kategoria Superiore të startojë ditën e mërkurë, më datë katër nëntor.

Kërkesat e klubeve drejt qeverisë, do të merren parasysh nga kjo e fundit dhe në këtë formë, ekipet mund të rikthehen në fushë.

Ndërkohë, në ndeshjet e javës së parë që do të luhet të mërkurën spikat sfida mes Tiranës dhe Kukësit.

Dy skuadrat që garuan deri në fund të kampionatit sezonin e kaluar ku fitimtarë dolën kryeqytetasit, edhe këtë sezon shihen si favoritet për triumfin final dhe në javën e parë premtojnë menjëherë spektakël, ndërsa kurioz është fakti të shihet se cila nga skuadrat do të duket më e fortë.

Po, ashtu, interesant do të jetë edhe takimi në Durrës, mes Teutës dhe Skënderbeut.

Blutë janë përforcuar në këtë merkato, duke marrë edhe lojtarë nga korçarët siç janë Bregu e Krasniqi, ndërsa nga ana tjetër bardhekuqtë kanë pësuar shumë ndryshime të cilat nisin që në stol, ku drejtimin e skuadrës e ka marrë Julian Ahmataj.

Ndërkaq, në Shkodër, edhe Vllaznia me shumë ndryshime pret Apoloninë e ardhur nga Kategoria e Parë, ndërsa Partizani i Ilir Dajës luan në transfertë me Kastriotin.

Ndeshja tjetër e javës së parë është ajo mes dy ekipeve me shumë rivalitet ndaj njëra-tjetrës siç janë Bylisi me Laçin.

Ndeshjet e javës së parë, të mërkurën, datë 4 nëntor:

Tirana-Kukësi

Teuta-Skënderbeu

Vllaznia-Apolonia

Kastrioti-Partizani

Bylis-Laçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat