Zidane më në fund e ka treshen sulmuese

Futboll

Zidane më në fund e ka treshen sulmuese

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:29
Zidane më në fund e ka treshen sulmuese

Sulmi është reparti që po çalon më së shumti te Real Madridi.

Përveç Karim Benzemas, që rrallë e gjen edhe ai këtë sezon golin – asnjëri prej lojtarëve ofensivë si Jovic, Vinicius dhe Rodrygo nuk po e gjejnë portën.

Por, Zinedine Zidane ka arsye të besojë për ditë më të mira sepse nuk e ka pasur në skuadër një lojtar si Eden Hazard që vetëm sfidën e kaluar u rikthye nga dëmtimi i gjatë.

Ai luajti disa minuta në barazimin e Realit me Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve dhe bëri paraqitje të mirë, ani pse mungoi më shumë se dy muaj.

Me rikthimin e Hazard, Zizu tashmë e ka të qartë se kush do të jenë “Tre Musketierët” në sulmin e skuadrës së tij.

Hazard, nëse qëndron i shëndetshëm, shumë shpesh do të luajë në sulm me Karim Benzeman dhe Marco Asension, me këtë të fundit që po vazhdon të fitojë besimin pasi mungoi një vit për shkak të këputjes së ligamenteve.

Asensio nuk është njëri që shënon shumë, të paktën jo tani për tani pas lëndimit të rëndë dhe trajneri e kupton këtë, por i jep shumë lojës së Zizu, dhe pavarësisht rezultatit ditë më parë në Champions, ai bëri vërtet paraqitje të mirë.

Hazard-Benzema-Asensio, janë treshja që Zidane i do gjithmonë në formacion, siç ishin Ronaldo-Benzema-Bale dhe shpreson t’i ketë gjithmonë gati për të kthyer skuadrën në formë, pasi në katër takimet e fundit regjistron dy humbje, një barazim dhe një fitore.

Vinicius, Rodrygo dhe Jovic sipas Zidane do të jenë vetëm zëvendësues.

Zizu kohë pas kohe u jep minuta, por asnjëherë nuk e kanë bindur se meritojnë më shumë, veçuar Vinicius Junior që nuk ka arritur të shfrytëzojë mungesën e Hazardit për të fituar besimin e trajnerit dhe skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat