Dinamo Zagreb - CSKA Moskë, Kastrati në bankë

Futboll

Dinamo Zagreb - CSKA Moskë, Kastrati në bankë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:04
Dinamo Zagreb - CSKA Moskë, Kastrati në bankë

Dinamo Zagrebi do ta ketë sonte një përballje të vështirë në Europa League ndaj CSKA Moskës.

Në "CSKA Arena", skuadra e madhe kroate është mysafire e gjigantit rus.

Ndeshja është e vlefshme për grupin K, derisa ka filluar nga ora 18:55.

Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë i kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes së sontme.

Futbollisti i Kosovës i cili paraqitet te Dinamo Zagrebi, Lirim Kastrati ka udhëtuar me skuadrën kroate në Moskë.

Megjithatë, trajneri Zoran Mamiq ka vendosur të mos luajë me të nga minuta e parë.

Kastrati pritet të aktivizohet nga pjesa e dytë për t'i dhënë freksi sulmit të Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat