Nuk bie asnjë skuadër nga kategoria

Futboll

Nuk bie asnjë skuadër nga kategoria

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:26
Ilustrim

Të mërkurën luhen të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë, që Grupin A sezonin e ri e ka me 14 skuadra, kurse Grupin B me 13 skuadra.

Bulqiza, Valbona dhe Labëria debutojnë në këtë kategori, ku në fakt duket se askush nuk bie një kategori më poshtë.

Skuadrat që ranë sezonin e fundit e shohin vetën sërish në kampionat, edhe pse rregullorja parashikon rënien direkt të dy skuadrave të çdo grupi.

Ndryshe nga Kategoria e Parë, ky është një kampionat që zhvillohet me vetëm dy faza dhe në fund luhen edhe ndeshjet e “play off”-it dhe “play out”-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat