Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt është deklaruar sërish në lidhje me Milot Rashicën.
Rashica nuk ka luajtur fare në ndeshjen e fundit të Werder Bremenit në Bundesligë.
Trajneri gjerman ka deklaruar se Rashica ende ka nevojë për punë.
“Milot Rashica ende ka nevojë për të ndërtuar disa gjëra. Ky proces do të vazhdojë deri në pushimin për kombëtare”, ka thënë Kohfeldt.