​Ibrahimoviq në stilin e tij: Ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin

Futboll

​Ibrahimoviq në stilin e tij: Ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:47
Zlatan Ibrahimoviq

Në mënyrën e tij unike, futbollisti i Milan Zlatan Ibrahimoviq u bëri thirrje njerëzve të respektojnë rregullat në luftën kundër koronavirusit.

Ibrahimoviq ishte infektuar me virusin korona muajin e kaluar, por pasojat e tij nuk janë të dukshme, pasi shënoi katër gola në tre ndeshje pasi u kthye në fushë.

"Virusi më sfidoi dhe unë fitova. Por ti nuk je Zlatan, mos e sfido virusin," tha Ibrahimoviq në Facebook.

"Përdorni kokën, respektoni rregullat. Distanca fizike dhe maskat - gjithmonë. Ne do të fitojmë," shtoi Ibrahimoviq.

Në Itali dhe Lombardi, rajoni më i goditur nga virusi, numri i njerëzve të infektuar po rritet. Italia raportoi një rekord prej gati 25,000 të infektuar rishtas me virusin dje dhe 205 vdekje.

Qeveria ndaloi punën në mbrëmje të kafeneve dhe restoranteve dhe mbylli palestrat, kinematë dhe teatrot. Milano është një nga qytetet ku janë futur ndalimet e natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat