Genoa më në fund ‘e pastër’ nga Covid-19

Futboll

Genoa më në fund ‘e pastër’ nga Covid-19

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:56
Genoa

Genoa ka marrë lajme të mira lidhur me Covid-19.

Koronavirusi po pengon përsëri ecurinë e futbollit, sidomos në Serie A, ku shumë skuadra shfaqin raste të reja të infektuara.

Një nga skuadrat më të goditura së fundmi ishte Genoa, e cila skuadër numëronte 22 anëtarë të infektuar.

Sot, skuadra ka njoftuar se të gjithë janë shëruar nga virusi dhe skuadra qëndron me 0 raste pozitive.

Darian Males dhe Petar Brlek ishin dy lojtarët e fundit që u kthyen në stërvitjet e Genoas.

Në mesin e lojtarëve që rezultonin pozitiv te Genoa ishte edhe Valon Behrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat