Milani bindshëm, Tottenham kokulur nga Belgjika 

Futboll

Milani bindshëm, Tottenham kokulur nga Belgjika 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:45
Milani bindshëm, Tottenham kokulur nga Belgjika 

Milani pa telashe triumfoi me rezultat 3:0 kundër skuadrës nga Republika e Çekisë, Sparta nga Praga, në takimin e xhiros së dytë të grupit H të Europa League në futboll. 

Golat i shënuan Diaz (24'), Leao (57'), Dalot (67'). 

Futbollisti Zlatan Ibrahimoviç asistoi në golin e parë, por dështoi nga penalltia në minutën e 36-të, kur goditja e tij përfundon në tërthorëse dhe jashtë portës. 
Milani kryeson grupin me 6 pikë, ndërsa Sparta është në fund me 0 pikë.

Antwerpen nga Belgjika trondit Tottenhamin e Jose Mourinhos. Tottenham pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Antwerpen, në kuadër të grupit J. 

Refaelov është autor i golit të fitores, ndërsa Tottenham kthehet duarthatë për në Londër. Antwerpen kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Tottenhamin me 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat