Sarri do ta ndërpresë kontratën me Juventusin, ka ofertë nga Fiorentina

Futboll

Sarri do ta ndërpresë kontratën me Juventusin, ka ofertë nga Fiorentina

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:59
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri thuhet se ka rënë dakord të ndërpresë kontratën e tij me Juventusin me pëlqim të ndërsjellë, pasi ka disa oferta, e më e rëndësishmja është ajo nga Fiorentina.

Trajneri u shkarkua në gusht, pavarësisht se fitoi Scudetton në sezonin e tij të vetëm në krye dhe është ende nën kontratë me Bianconerët.

Ai fillimisht kishte refuzuar të negocionte një shkëputje me pëlqim të ndërsjellë, duke e detyruar Juven të vazhdonte të paguante pagën e tij.

Sipas Tuttosport dhe Sky Sport Italia, ka pasur një përparim dhe nesër përfundimisht mund të bëhet zyrtare.

Gazeta me bazë në Torino pretendon se Sarrit do t’i marr 6 milionë euro të plota për sezonin 2020-21, por do të anulojë opsionin edhe për një sezon të tretë në vlerë 2.5 milionë euro.

Sarri do të jetë i lirë që të marrë një punë tjetër, pasi Fiorentina është e interesuar për shërbimet e tij.

Beppe Iachini mund të largohet pas rezultateve të dobëta, kështu që Sarri do të ishte një zëvendësues ideal, pasi ai është rritur afër Firences.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat