Një shqiptar dhe një nga Gambia, ‘bombardues’ në Maqedoninë e Veriut!

Futboll

Një shqiptar dhe një nga Gambia, ‘bombardues’ në Maqedoninë e Veriut!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:51
Një shqiptar dhe një nga Gambia, ‘bombardues’ në Maqedoninë e Veriut!

Shqiptarët po dominojnë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija dhe Shkupi, dy skuadra shqiptare që prijnë në krye të tabelës, që secila ka nga 22 pikë. 

Përveç luftës për titull, vazhdon edhe gara e ashpër se cili do të jetë shënuesi më i miri i kampionatit.

Dembo Darbo (10 gola) që luan për Shkupin dhe Besart Ibraimi (9 gola) për Shkendijën, prijnë në listën e shënuesve apo janë “bombardues” me gola. 

Kështu që edhe këtu do të ketë një betejë midis dy lojtarëve, njëri që luan për skuadrën nga Çairi dhe tjetri për kuqezinjtë e Tetovës. 

“Të dy janë në formë të shkëlqyeshme këtë sezon. Të dy janë lojtarët kryesorë në ekipet e tyre. Futbollisti nga Gambia ka një avantazh të vogël, ai ka më shumë gola. Përndryshe, ai i ka shënuar dhjetë gola, kundër Shkendijës (2 gola), Makedonija GP (1), Bellasicës (2), Pelisterit (1), Renovës (1), Borecit (2), A. Pandevit (1).

Besart Ibraimi i shënoi nëntë gola, në ndeshjet me Makedonija GP (1), Bellasicën (2), A. Pandevin (2), Pelisterin (1), Sileksin (1), Vardarin (1), Rabotniçkin (1)” , shkruan mes të tjera media maqedone “Sportmedia”.

Fakti interesant është që të dy shënuan nga katër gola nga pika e bardhë. Darbo ishte i saktë nga penalltitë ndaj Makedonija GP (1), Bellasica (1), Boreci (2), ndërsa Ibraimi goditi saktë kundër Makedonija GP (1), Bellasica (1), A. Pandev (1) dhe Pelisteri (1).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat