Pioli flet pas fitores: E vështirë të zgjedh formacionin e Milan

Futboll

Pioli flet pas fitores: E vështirë të zgjedh formacionin e Milan

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:20
Stefano Pioli

Stefano Pioli duket se është mëse i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion.

Trajneri i Milan ka pranuar se skuadra e tij tashmë ka shumë mundësi për rotacione, pas fitores 3:0 ndaj Sparta Prague.

Pioli ka bërë të ditur se me formën e lartë të lojtarëve, është e vështirë të përcaktohet një formacion startues bazë.

“Duhet ta pranoj se është bërë e vështirë të zgjedh 11-ën startuese, pasi të gjithë po bëjnë mirë”, ka thënë Pioli.

“Djemtë po punojnë me përkushtim dhe kjo më bën t’i zgjedh të gjithë. Dëshironim forcë dhe thellësi dhe tani mund të marrim më të mirën nga ajo”, shtoi italiani.

Milan janë liderë në Serie A dhe tashmë edhe në grupin e Ligës së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat