Xhaka dhe Mustafi me Arsenalin pa telashe gjunjëzojnë ekipin irlandez

Futboll

Xhaka dhe Mustafi me Arsenalin pa telashe gjunjëzojnë ekipin irlandez

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:50
Xhaka dhe Mustafi me Arsenalin pa telashe gjunjëzojnë ekipin irlandez

Arsenali ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 ekipit nga Republika e Irlandës, Dundalk, në takimin e xhiros së dytë të grupit B të Europa League në futboll. 

‘Topçinjtë’ treguan lojë shumë të mirë dhe triumfuan falë golave të Nketiah  (42’), Willock (44’) dhe Pepe (46’). 

Duhet veçuar golin e tretë kur Pepe shënoi nga 16 metra në këndin e majtë të portierit Rogers. 

Shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka u paraqitën standardë për Arsenalin, të cilët u zëvendësuan në minutën e 61-të përkatësisht 74-të.

Arsenal kryeson me 6 pikë sa ka edhe Molde nga Norvegjia, ndërsa Rapidi nga Vjena dhe Dundalk janë në kuotën e zero pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat