Hysaj me Napolin triumfojnë ndaj Sociedadit, Roma zhgënjen

Futboll

Hysaj me Napolin triumfojnë ndaj Sociedadit, Roma zhgënjen

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:55
Hysaj me Napolin triumfojnë ndaj Sociedadit

Napoli importon tre pikë të mëdha, duke e mundur me rezultat 1:0 ekipin e Sociedadit. 

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit titullar për Napolin, që ka arritur fitore të madhe. 

Futbollisti Politano nga rreth 22-23 metra ka shënuar eurogol, duke e lënë të shtangur portierin Remiro, i cili vetëm me sy e shikoi topin se si futej në këndin e epërm të majtë. 

Napoli është në vend të dytë me 3 pikë sa ka edhe Sociedadi një pozitë më poshtë dhe AZ Alkmaar është në krye me 6 sosh.  

Roma si vendas zhgënjeu duke luajtur baras (0:0) me CSKA nga Sofja. 

Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla, ka luajtur standard por me Romën nuk ia dolën të fitojnë ndaj ekipit bullgar.  
Roma është në vend të dytë me 4 pikë, ndërsa Cluy kryeson po me 4 pikë dhe CSKA nga Sofja është në fund me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat