Asnjë faull për 90 minuta

Futboll

Asnjë faull për 90 minuta

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:02
Asnjë faull për 90 minuta

Arsenali mposhti ditën e djeshme me rezultatin 3:0 skuadrën nga Irlanda, Dundalk, me këta të fundit, që pavarësisht humbjes, ditën e djeshme kanë vendosur një rekord të pabesueshëm në Europa League.

Gjatë gjithë 90 minutave, skuadra irlandeze nuk regjistroi asnjë faull, diçka që më parë nuk ishte arritur nga asnjë skuadër në këtë kompeticion.

Asnjë nga lojtarët e Dundalk, nuk shkaktoi goditje dënimi, qoftë edhe njëherë të vetme gjatë 90 minutave, diçka që në plan të parë duket e pabesueshme.

Dundalk bën pjesë në grupin B të Europa League, teksa në 2 ndeshje të zhvilluara deri tani, kanë regjistruar dy humbje, duke u renditur në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat