​Origi drejt largimit nga Liverpooli

Futboll

​Origi drejt largimit nga Liverpooli

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:28
Origi

Për Divock Origin ky mund të jetë edicioni i tij i fundit me skuadrën e Liverpoolit dhe me gjasë do të largohet në afatin kalimtar të transfereve në janar, raporton “Liverpool Echo”.

25 vjeçari nga Belgjika nuk është paraqitur në asnjë ndeshje në kuadër të Premier Ligës për ekipin e Jurgen Klopp dhe raportohet se “Të Kuqtë” janë të gatshëm të dëgjojnë për oferta nga klubet që janë të interesuara për të.

Klubi me interesimin më serioz për Origin është Club Brugge nga Liga e Belgjikës, ku po e kërkojnë atë në formë huazimi në fund me të drejtë blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat