Politano: Interi nuk më trajtoi mirë

Futboll

Politano: Interi nuk më trajtoi mirë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:46
Politano: Interi nuk më trajtoi mirë

Për Matteo Politano, Napoli arriti në mënyrën më të çuditshme të mundshme, pasi kishte qenë një hap larg kthimit në shtëpi, në Romë, janarin e këtij viti.

Pastaj, lojtari i datëlindjes 1993 zgjodhi Napolin. Klub i cili sot duket të jetë i pazëvendësueshëm për të. Atje, ish-lojtari i Sassuolo dhe Pescara po përjeton plot kënaqësi.

Në qershor, për shembull, ai fitoi trofeun e tij të parë profesional, “Coppa Italia”. Dhe sot ka gjetur atë vazhdimësi që dukej e humbur. ]

Pas muajve të parë pozitivë, ai humbi pozicionin e titullarit tek Interi. Vuajti deri në lamtumirën e janarit, me destinacion “San Paolo”. Zgjedhje më e mirë se kurrë më parë.

Nëse marrëdhënia me Conte nuk dukej se ishte e duhura, gjithashtu për çështje taktike dhe pozicioni, me Gattuso gjithçka ka ndryshuar. Duke filluar nga hapësira. Politano po plotëson atë boshllëk të lënë nga Callejón në krahun e djathtë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Për “Sky Sport” analizoi momentin e tij të shkëlqyeshëm, duke kujtuar paksa edhe të kaluarën:

“Trajneri gjithmonë më jep besim. Unë gjithmonë përpiqem të jem i gatshëm. Kur arrita këtu nuk isha fort optimist. Po vija nga një periudhë e keqe tek Interi, ku nuk u trajtova shumë mirë. Tashmë po hakmerrem…”

Këtë sezon, Politano i ka luajtur të gjitha ndeshjet, tri si titullar dhe tri duke filluar nga stoli. Ai gjeti golin kundër Atalanta dhe Genoa në Serie A, ndëshkoi Benevento me dy asiste të dielën e kaluar dhe Real Sociedad në “Europa League”, duke i dhënë Napolit një fitore themelore për kalimin e raundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat