Ancelotti: Sa goditje i dhashë Maradonës, por ishte e pamundur...

Futboll

Ancelotti: Sa goditje i dhashë Maradonës, por ishte e pamundur...

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:12
Ancelotti: Sa goditje i dhashë Maradonës, por ishte e pamundur...

Diego Armando Maradona, i konsideruar nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, mbush gjashtëdhjetë vjeç sot.

France Football i kushtoi një botim të veçantë Pibe de Oro, e cila ka bërë që miliona tifozë të ëndërrojnë gjatë karrierës së tij.

Nga triumfet me Argjentinën te ata me fanellën e Napolit, karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme, e karakterizuar nga lojëra madhështore dhe gola që janë bërë legjenda e këtij sporti.

Ka shumë mesazhe përshëndetëse të mbledhura nga revista franceze; ndër të tjera edhe Carlo Ancelotti, trajneri sot i Evertonit, rezervoi një mendim për “Diez”:

“Ai është lojtari më i mirë që kam hasur ndonjëherë. Unë kam respekt total për të. U përpoqa shumë herë për ta ndaluar atë, por ishte e pamundur ta mbaje.

Kam kujtime të mëdha për të: kishte probleme gjatë karrierës së tij, por ai ishte një kundërshtar i shkëlqyeshëm, një lojtar fantastik.

Epoka në të cilën kemi luajtur ishte ajo e rivalitetit të madh midis Napolit dhe Milanit. Ata kishin një ekip të shkëlqyeshëm, me Maradona dhe Careca.

Provova metoda të paligjshme për ta ndaluar, por ai ishte i papërmbajtshëm. Nëse duam të jemi të sinqertë, goditjet që i dhashë gjithashtu m’i ktheu përsëri ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat