Shqiptari nga Kosova, që po bën nam në Evropë

Futboll

Shqiptari nga Kosova, që po bën nam në Evropë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:26
Shqiptari nga Kosova, që po bën nam në Evropë

Bekim Zogaj, me prejardhje nga Kosova por me nënshtetësi është zviceran. Është ndër gjyqtarët më të mirë të futbollit në Zvicër. Ai me sukses referon në kampionatin zviceran dhe në garat e nivelit më të lartë të Evropës.

Para një jave ai ka qenë asistues i gjyqtarit kryesor Sandro Scharer në ndeshjen që u zhvillua në “Camp Nou”, mes Barcelonës dhe Ferencvarosit, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League. Mbrëmë, po ashtu në takimin e Europa League, mes Gentit dhe Hoffenheimit.

Gjyqtar që meriton notën me të lartë, kudo që referon është i përpiktë! Shembull për të gjithë. 

Image

Bekim Zogaj, majtas i pari krahas LIonel Messit

“23 vjet përvojë si arbitër”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në facebook. Më shumë se dy dekada gjyqtar, tani në nivelet më të larta. Me një fjalë, shqiptari nga Kosova, që po bën nam në Evropë dhe krenari e shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat