Lajme të mira për Juventusin

Futboll

Lajme të mira për Juventusin

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:47
Ronaldo

Sot bëhen plot 18 ditë në izolim për Kristiano Ronaldon, i cili disa ditë më parë rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Portugezi ende po pret që tamponi të dalë negativ, për tu larguar nga karantina. Megjithatë ditët për këtë janë të numëruara, teksa nga dita e martë mund të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

“Tuttosport” shkruan se Ronaldo mund ta lërë izolimin brenda tre ditësh edhe nëse nuk del pozitiv në tamponin e radhës që do të bëjë.

Protokolli i hartuar nga Komitetit Teknik Shkencor në Itali e lejon diçka të tillë. Ata që nuk kanë simptoma dhe kanë ngarkesë të ulët virale, mund ta lënë karantinën pas 21 ditësh për shkak se CR7 nuk mund të infektojë më të tjerët përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat