Tre gola në shtatë ndeshje me Milanin, s’kishte se si të niste më mirë aventura me Kuqezinjtë për Brahim Diazin.
I huazuari nga Real Madridi, vazhdon të fitojë besimin e Stefano Piolit dhe të tregojë talentin që kishte që nga koha te Manchester City.
Ai ka shënuar edhe mbrëmë gol në Europa League, në fitoren e Milanit 3-0 kundër Sparta Pragës.
Por ajo që po flasin të gjithë është angazhimi i Diaz, sa në sulm sa në mbrojtje dhe rrëmbimi i topit për të ardhur deri te goli në këtë takim, diçka që po e vlerësojnë shumë në Itali.
Diaz është huazuar pa të drejtë blerje, pasi te Real Madridi nuk po gjente minuta nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe vështirë se do të gjejë edhe sezonin tjetër, ndoshta edhe mund të shitet krejtësisht te Milani.