Operohet me sukses Van Dijk, rikthehet në fund të sezonit!

Futboll

Operohet me sukses Van Dijk, rikthehet në fund të sezonit!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:19
Operohet me sukses Van Dijk, rikthehet në fund të sezonit!

Virgil Van Dijk kalon me sukses operacionin në gju pas dëmtimit të rëndë që pësoi në derbin ndaj Everton pas një përplasjeje me portierin Pickford në të cilën këputi ligamentin.

Kjo situatë i kushtoi shumë njërit prej mbrojtësave më të mirë në botë, i cili me siguri ka mbyllur këtë sezon futbollistik, ose në rastin më të mirë, mund t’ia dalë të rikthehet vetëm në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Kjo pasi dihet se probleme të tilla në lidhje me ligamentin kërkojnë të paktën gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar.

ikuperim të cilin Van Dijk do ta nisë menjëherë, duke qenë gjithë kohën nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të Liverpool.  29-vjeçari shpreson që të paktën të jetë gati për Euro 2020 me Holandën kompeticion që do të startojë qershorin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat