E habitshme apo jo, Joe Willock nuk e dije vëlla se je shqiptar. Hajde shqipe

Futboll

E habitshme apo jo, Joe Willock nuk e dije vëlla se je shqiptar. Hajde shqipe

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:46
E habitshme apo jo, Joe Willock nuk e dije vëlla se je shqiptar. Hajde shqipe

Pas humbjes nga Leicester City në fundjavë, Arsenali është rikthyer te fitoret.

Skuadra e Mikel Artetës është përballur me Dundalk në kuadër të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen që u zhvillua në "Emirates Stadium", Arsenali fitoi me rezultat të thellë, 3:0.

Njërin prej golave për skuadrën londineze e shënoi edhe futbollisti anglez, Joe Willock.

Willock befasoi të gjithë me festimin e tij me shqiponjën dykrenare, derisa kjo nxiti reagimin e bashkëlojtarit të tij, Shkodran Mustafi.

"Joe Willock nuk e dije vëlla se je shqiptar. Hajde shqipe", ka shkruar Mustafi në "Instagram".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat