“Kur Messi të largohet nga futbolli nuk do ta përdor më TV-në”

Futboll

“Kur Messi të largohet nga futbolli nuk do ta përdor më TV-në”

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:21
Messi

Christian Vieri shquhet për komentet e tij interesante.

Ish-sulmuesi i mirënjohur italian një të tillë e ka bërë edhe pas ndeshjes Juventus – Barcelona, ku katalanasit triumfuan me rezultatin 0-2.

Në një prononcim për “CBS Sports”, Vieri u shpreh:

“Barcelona ishte mahnitëse. Nuk e di se si ata arritën të humbnin kundër Realit. Juventusi kishte mundësi t’i shënonte gjashtë ose shtatë gola me lehtësi. Luajti për mrekulli. Messi është magjistar. Ai është Herri Poteri i futbollit. Kur ai të ndalet së luajti unë do ta hedh TV-në. Nuk do të punoj në TV më. Do të shikoj ‘Netflix’, sepse kur ai të mos luajë më nuk kam çfarë të shikoj tjetër”, ka thënë Vieri.

Ky i fundit në vitet 2000 ka qenë njëri ndër sulmuesit në të rrezikshëm në futbollin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat