Xhevat Luzha - lojtar dhe veprimtar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Xhevat Luzha - lojtar dhe veprimtar në Gjeneratën e Republikës

Nga: K.Goca Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:48
Xhevat Luzha - lojtar dhe veprimtar në Gjeneratën e Republikës

Në vitet e 90-ta, kush më shumë e kush me pak, kanë dhënë kontribut në të gjitha sferat, duke e kundërshtuar fuqishëm pushtuesin serb.

Edhe sportistët kanë kryer misionin e tyre me krenari dhe më shumë sukses.
Xhevat Luzha i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë si futbollist i dëshmuar dhe si veprimtar sportiv, duke kontribuar me gjithë arsenalin që kishte. 

Luzha nuk u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve që i vinin nga sigurimi shtetëror i pushtuesit serb.  

Ai së bashku me mijëra sportistë kishin vazhduar rrugën e tyre në zhvillimin e garave në livadhe dhe fusha të improvizuara, duke mbajtur gjallë sportin. 

Luzha sot ndihet i lumtur për sakrificën dhe kontributin që kanë dhënë në shërbim të sportit të Republikës së Kosovës, në vitet më të rënda (1991-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat