Ronaldos shfaqet i tjetërsuar dhe të gjithë mendojnë se janë pasojat e Covid-19!

Futboll

Ronaldos shfaqet i tjetërsuar dhe të gjithë mendojnë se janë pasojat e Covid-19!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:57
Cristiano Ronaldo

Pasi doli pozitiv edhe në testin e 3 dhe humbi ndeshjen përballë Messit mbrëmjen e së mërkurës, Cristiano Ronaldo ka reagur në rrjetet sociale, duke thënë se është shumë mirë dhe i shëndetshëm.

Madje, ai bëri edhe një deklaratë tronditëse, duke thënë se PCR është një budallallëk, koment ky që u pendua dhe e fshiu.

Ronaldo gjatë kësaj periudhe që ka qenë i izoluar ndryshoi edhe look duke prerë shkurt flokët e tij, teksa së fundmi ka postuar një foto ku mezi njihet.

Përveç flokëve, vihet një ndryshim i madh edhe në fytyrën e futbollistit, pasi shihet më i dobët se zakonisht dhe mediat e huaja aludojnë se mund të ketë lidhje edhe me pasojat e Covid-19.

Nuk dihet kur do testohet sërish Ronaldo por shpresojmë që këtë herë të rezultojë negativ.

Ai ka që më 13 tetor jashtë fushave dhe mungoi në përplasjen e Juventusit me Barcelonën, të mërkurën kur “Zonja e vjetër” humbi me rezultatin 2-0.

Lajmi për infektimin e Ronaldos, në funksion të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit dhe mbi të gjitha për debutimin në Champions League ka ngritur një kambanë alarmi në dhomat e zhveshjes së Andrea Pirlo dhe ka irrituar drejtuesit e Juventusit.

Klubi i Andrea Agnelli, përveç shqetësimit për shëndetin e tij, ka frikë nga pasojat ligjore pas vendimit të CR7 për të mos dëgjuar këshillat e marra nga lart.

Pasi dy persona në kontakt me ekipin u prekën nga Covid-19, presidenti i Juventusit në fakt u kishte kërkuar të gjithë lojtarëve të tij që të mos iu përgjigjen thirrjeve ndërkombëtare.

Por, Ronaldo u largua për në Portugali për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sakaq, edhe McKennie ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Forza Ragazzi! Tutti insieme! ???? Fino Alla Fine!??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat