Mbappe i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet

Futboll

Mbappe i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:45
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe tashme e ka njoftuar klubin e tij, Paris Saint-Germain, mbi planet e tij për t’u larguar në vitin e ardhshëm.

Sulmuesi francez është njëri nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht dhe shumë klube të mëdha evropiane e duan atë.

Megjithatë, deri më tani, Mbappe dhe vet klubi kanë refuzuar të privohen nga ndarja dhe shumë oferta janë refuzuar.

Por, tani situata këtë sezon ka ndryshuar dhe Mbappe është i hapur për t’u larguar në vitin e ardhshëm nga Parc des Princes.

Sipas mediumit OK Diario, Mbappe tashmë i ka thënë drejtuesve të PSG-së se ai dëshiron të largohet nga klubi.

Ai nuk dëshiron të shkojë në luftë me kampionët e Ligue 1, por dëshiron të largohet me marrëveshje dhe mirëkuptim.

Mbappe nuk dëshiron t’i kapë ata pa dijeni dhe të largohet falas, kështu që përkundrazi i ka paralajmëruar ata shumë më herët për qëllimin e tij.

Real Madridi është destinacioni i tij i synuar, ndërsa francezi është lidhur edhe me një transferim te Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat