Chiesa në prezantimin si lojtar i Juventusit: I nderuar që jam në këtë klub, mezi po pres ta takoj Ronaldon

Futboll

Chiesa në prezantimin si lojtar i Juventusit: I nderuar që jam në këtë klub, mezi po pres ta takoj Ronaldon

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:00
Frederica Chiesa

Federico Chiesa është prezantuar te Juventusi edhe pse ka disa javë që është bërë pjesë e këtij klubi.

Talenti i madh italian e ka falënderuar klubin e ri, duke thënë se kanë harxhuar shumë për të dhe do të mundohet tua kthejë, ndërsa ka pasur fjalë të mira edhe për klubin e Firorentinës dhe qytetin e Firencës.

“Kur mësova për interesimin e Juventusit ishin pikërisht ditët e fundit të afatit kalimtar dhe i falënderoj për interesimin dhe sforcon ekonomike që kanë bërë për të marrë nga Fiorentina. Jam me të vërtetë i lumtur të zbres në fushë me këtë fanellë dhe të luaj për këtë klub prestigjioz”.

"Hello everyone, I would have liked to have had this meeting 20 days ago when my move to Juventus took shape. Today I want to thank Fiorentina and the city of Florence." pic.twitter.com/0TCDIfn1Gx

“Sigurisht që ky transferim vjen me përgjegjësi për mua, por kur zbres në fushë mendoj për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe të jem në gatishmëri të trajnerit. Mbi të gjitha këtu çdo gjë është e re për mua, edhe stërvitjet. Por jam me të vërtetë i lumtur që jam këtu”.

“Trajneri më kërkon një pozicion preçiz në fushë. Juventusi, tani është një skuadër në ndërtim, por ne zbresim në fushë për të fituar çdo ndeshje në çdo garë. Unë mund të luaj si në të majtë ashtu edhe në të djathtë”.

Chiesa ka thënë se ende nuk e ka takuar Cristiano Ronaldon, pasi ky i fundit gjendet në karantinë pasi para dy javësh ka rezultuar pozitiv.

“Ronaldo? Nuk e kam takuar dhe nuk jemi stërvitur akoma bashkë, por do të jetë një gëzim i madh ta shoh sapo të dalë nga karantina”.

“E kuptoj që jemi te Juventusi, ku edhe pse kam pak ditë që jam këtu, mentaliteti është ai i të fituarit të çdo ndeshjeje. Jemi një skuadër në ndërtim dhe duam të marrim pikë dhe fitore”.

“Çfarë më ka thënë babai? Nuk e kam takuar akoma për shkak të gjendjes ku ndodhemi, por më ka thënë që të kënaqem këtu sepse është me të vërtetë një emocion unik”, ka thënë Chiesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat