Vdes legjenda e futbollit

Futboll

Vdes legjenda e futbollit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:13
Vdes legjenda e futbollit

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit anglez dhe fituesi i Kampionatit Botëror të vitit 1966, Nobby Stiles, transmeton Insporti.

Lajmin e vdekjes së Stiles e ka konfirmuar familje e tij. Stiles ishte në moshën 76 vjeçare dhe ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin e prostatës.

Stiles, i cili ishte edhe kampion i Evropës me Manchester United në vitin 1968, shënoi emrin e tij në historinë e futbollit ishullor kur u shpall kampion i Botës në vitin 1966.

Stiles ishte trajneri i Prestonit, Vancouver Whitecaps dhe West Brom. Ai jetoi gjatë gjithë jetës në Manchester pranë stadiumin “Old Trafford”.

Vitet e fundit të jetës u karakterizuan me sëmundjen e Alzheimerit dhe në vitin 2010 u diagnostikua me kancer në prostatë.

“I mërzitur nga vdekja e Nobby Stiles. Edhe një hero nga Kampionati Botëror i 1966-ës na lë. Preu në paqe Nobby” – shkroi ish futbollisti i Anglisë, Gary Lineker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat