Kur mbaron izolimi i Ronaldos?

Futboll

Kur mbaron izolimi i Ronaldos?

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:16
Kur mbaron izolimi i Ronaldos?

Cristiano Ronaldo që nga 13 tetori është në izolim për shkak se ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Edhe pse, një i infektuar parashikohet të qëndrojë vetëm 14 ditë në izolim, portugezi nuk po mund të dalë nga vetizolimi pasi që ende po rezulton pozitiv në testin PCR.

Sipas “Tuttosport”-it, Ronaldo mund të dalë nga vetizolimi pas 4 ditësh. Sipas portokollit, një i infektuar që s’ka simptoma, s’duhet të qëndrojë më gjatë se 21 ditë në izolim.

Portugezi mund të rikthehet në stërvitje pas 4 ditësh, por nuk dihet nëse UEFA-ja, do ta lejojë atë të luajë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve nëse vazhdon të rezultojë pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat