Ujkani bëhet portier i tretë i portës së Torinos

Futboll

Ujkani bëhet portier i tretë i portës së Torinos

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:17
Ujkani bëhet portier i tretë i portës së Torinos

Portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Samir Ujkani ka përfunduar si “gardiani” i tretë i portës së skuadrës italiane, Torinp.

I pari i portës është i padiskutueshëm, Sirigu, kurse portier i dytë në skuadrën nga Torino është serbi, Milinkoviq-Saviq.

Në ndeshjen e Kupës së Italisë, Torino luajti kundër Lecces, ku “torinezët” vendosën në portë serbin, Saviq.

Portieri i dytë, Savic pritet të jetë nga minuta e parë në takimin e Torinos në fundjavë kundër Lazios.

Me këtë rast, gjasat e portierit kosovar të mbrojë portën e skuadrës së tij këtë sezon janë të pakta.

Për Samir Ujkanin ky është edicioni i dytë që mbron ngjyrat e Torinos, ekip ky që në radhët e saj ka edhe futbollistin tjetër nga Kosova, Mërgim Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat