Rikthehet futbolli në Shqipëri, caktohen oraret e ndeshjeve të javës së parë

Futboll

Rikthehet futbolli në Shqipëri, caktohen oraret e ndeshjeve të javës së parë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:25
Rikthehet futbolli në Shqipëri, caktohen oraret e ndeshjeve të javës së parë

Pas një bojkoti prej rreth një muaji e gjysmë, Kategoria Superiore do të startojë mesjavën e ardhshme me ndeshjet e javës së parë të sezonit të ri, ndërsa janë përcaktuar edhe oraret e 5 sfidave, që si gjithmonë do të mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Kështu gjithçka do të startojë të mërkurën në orën 13:45, me dy përballjet e para, ku Partizani do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, me krutanët që kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës për të luajtur ndeshjet si pritës, dhe Bylisi do të presë Laçin në “Adush Muça”.

Më pas tre sfidat e tjera, Teuta-Skënderbeu, Tirana-Kukësi dhe Vllaznia-Apolonia do të startojnë në orën 16:45, ndërsa mbetet ende për t’u përcaktuar se ku do të luhet përballja mes kampionëve dhe nënkampionëve të sezonit të kaluar.

Nuk do të mungojë as këtë vit emisioni dedikuar Kategorisë Superiore “Gol pas Goli, ku moderatorja Vilma Masha dhe të ftuarit e saj analistë e gazetarë do të përcjellin informacionet më të fundit para ndeshjeve dhe intervistat e protagonistëve pas tyre.

Ndërkohë Digitalb do të ofrojë të ndarë edhe këtë vit paketën Superiore, ku të gjithë të apasionuarit e futbollit shqiptar do të kenë mundësi të ndjekin të gjithë takimet e Superligës dhe ato të Kupës së Shqipërisë, vetëm për 2300 lekë gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat