Eriksen: Pyesni Conten pse unë nuk luaj

Futboll

Eriksen: Pyesni Conten pse unë nuk luaj

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:39
Christian Eriksen

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, ka folur sërish për pakënaqësitë e tij për minutat e paktë që trajneri Antonio Conte po ia beson.

Ekrisen është paraqitur në gjashtë apo shtatë ndeshjet e Interit këtë sezon, por vetëm tri herë ka qenë startues, dhe asnjëherë nuk e ka përfunduar një takim deri në fund.

Ai gjatë një bashkëbisedimi me tifozët e Kombëtares së Danimarkës, është pyetur për situatën e tij tek Inter.

“Ju duhet të pyesni trajnerin për këtë”, është përgjigjur fillimisht Eriksen.

“Thirreni dhe flisni me të, sepse ai është personi që merr vendimet. Ngritjet dhe rëniet janë gjithmonë prezente në futboll, disa kanë vetëm ngritje, disa vetëm rënie”.

“Kam bërë progres pa menduar për kritikat, sepse gjithkush ka mendimin e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat