“U përpoqa ta bëj më të mirën për Ozil”

Futboll

“U përpoqa ta bëj më të mirën për Ozil”

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:38
Arteta dhe Ozil

32 vjeçari nuk është paraqitur në asnjë ndeshje pas vetizolimit dhe është përjashtuar edhe nga skuadra prej 25 lojtarëve për Premier Ligë këtë sezon

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, beson se ai ka bërë gjithçka që ka mundur që të jetë “fer” me Mesut Ozil para se ai të përjashtohej nga skuadra.

Emri i Ozilit nuk është në mesin e 25 futbollistëve të Arsenalit në Premier Ligë që u lansua në fillim të muajit, një përjashtim që vjen për Ozil pas atij për skuadrën në Europa Ligë.

32 vjeçari po hynë në muajt e fundit të kontratës së tij me Gunners që duket se nuk dëshirojnë që t’ia japin atij lamtumirën me një ndeshje të fundit.

Ozil luajti shumicën e sezonit të kaluar, madje kishte startuar në 10 ndeshje radhazi të Premier Ligës para se të shkohet në vetizolim në mars.

“Ajo çfarë mund të them është se kam bërë më të mirën tim, jam përpjekur që ti jap sa më shumë mundësi që mundem”, tha Arteta për Sky Sports.

“Nga ana ime, kam qenë i qetë, pasi i kam dhënë atij mundësi dhe kam qenë fer”.

“Ai është lojtar që i takon këtij klubi të futbollit, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e jona në sezonet e fundit. E respektoj këtë, por jam këtu të marrë vendime, vendimet më të mira për klubin dhe skuadrën”.

“Kjo është ajo që përpiqem ta bëj dhe mandej dëshiroj që t’ua shpjegoj njerëzve arsyen dhe kërkoj përgjigjet e drejta. Unë e thashë timen, ata mund ta besojnë apo jo, unë nuk kam asgjë për të thënë më”.

“Por, me duhet të marrë vendime, me zemër dhe me tru që me japin të drejtë për këtë dhe besoj që jam i mirë në këtë punë”.

Ozil ka goditur disa herë Artetan dhe Arsenalin pasi që e lanë jashtë skuadrës, duke thënë se “besnikëria ndaj dikujt është e vështirë”.

“Ky është një mesazh i vështirë për t’ai shkruar tifozëve të Arsenalit për të cilët kam luajtur këto vite. Jam thellësisht i zhgënjyer nga fakti që nuk jam regjistruar si futbollistë në Premier Ligë këtë sezon”, ka shkruar Ozil në Twitter dhe Instagram.

“Prej që kam nënshkruar kontratën e re më 2018, u betova për besnikëri për këtë klub që e dua, Arsenalin dhe mërzitem që kjo gjë nuk më është kthyer. Pasi që kam zbuluar, besnikëria është shumë e vështirë në ditët e sotme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat