“Vëlla nuk e dija që je shqiptar, hajde shqipe”, ka shkruar Mustafi në shaka drejt yllit të Arsenalit

Futboll

“Vëlla nuk e dija që je shqiptar, hajde shqipe”, ka shkruar Mustafi në shaka drejt yllit të Arsenalit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 01:05
Shkodran Mustafi dhe Joseph Willock

Arsenali ka fituar ndeshjen e dytë në Ligën e Evropës.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta ka qenë nikoqir i ekipit irlandez Dundalk FC ku triumfoi me rezultat të pastër 3-0.

Edward Nketiah, Joseph Willock dhe Nicolas Pepe ishin autorët e golave për Topçinjtë.

Në këtë takim për ekipin anglez luajtën edhe dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Talenti anglez Joseph Willock pasi shënoi një gol të bukur festoi duke bërë shqiponjën me duar.

Tani Mustafi ka bërë shaka me të në rrjetin social Instagram, duke publikuar fotografinë e tij në storje.

“Vëlla nuk e dija që je shqiptar, hajde shqipe”, ka shkruar Mustafi në shaka drejt yllit të Arsenalit.

Postimi i Mustafit është shpërndarë nga talenti anglez i cili e ka marrë me të qeshura atë duke postuar disa emoji duke qeshur. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat