Një rekord është gjithmonë një rekord, edhe kur ndoshta mund të preferosh të mos e kesh vendosur.
Flitet për moshë dhe, në këtë rast, për “pleqëri”. Sulmuesi i Leicester, Jamie Vardy, ka vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të çmendur me Dhelprat.
Pasi është bërë lojtari më i vjetër që ka fituar titullin e golashënuesit më të mirë në Premier League, Vardy ka qenë përsëri protagonist.
Me golin e shënuar në minutën e 18-të kundër AEK-ut në Europa League, anglezi është bërë lojtari më i vjetër i klubit që ka shënuar në një kompeticion europian.
Siç ka bërë të ditur Opta, Vardy ka shënuar në moshën 33 vjeç e 292 ditë.