Mbappe: As një emir i Katarit nuk adhurohet si ai…

Futboll

Mbappe: As një emir i Katarit nuk adhurohet si ai…

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 06:50
Kylian Mbappe

Direkt nga France Football ka ardhur edhe urimi special i Kylian Mbappe, sulmues i PSG-së dhe Francës, me rastin e 60-vjetorit të Diego Armando Maradona-s.

Talenti i klubit francez ka komentuar atë që përfaqëson legjenda argjentinase për futbollin dhe jo vetëm.

“Nel 1990, në 2020 ose në 2050, Maradona do të mbetet një markë e paharruar e futbollit”, ka thënë Mbappe. “Gjurma e më të mëdhenjve kalon çdo epokë”.

“Për më të mirët flasim për një ose dy breza, por Maradona dhe ndonjë tjetër do të mbeten në historinë e futbollit përgjithmonë sepse kanë lënë diçka në mendjen e njerëzve”.

“Mbaj mend një transfertë në Napoli. Kemi parë portrete të Diego-s kudo,  siç nuk bëhet as me emirin në Katar. Më është dukur një çmenduri”.

“Edhe për të rinjtë si unë, Maradona është një pikë referimi: mund të jetë kështu ndoshta sepse ka qenë lojtari i parë si për ‘PlayStation’, me lëvizje magjike dhe një shpejtësi të pabesueshme në ekzekutim”.

“Bënte gjithçka me një lehtësi të paimagjinueshme. Nuk është e mundur të kopjohet, por mund të frymëzohemi nga ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat