Guardiola, sinjale të qarta Leo Messit

Futboll

Guardiola, sinjale të qarta Leo Messit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 08:44
Messi

Lionel Messi te Manchester City sezonin 2021/22? Gjithçka është e mundshme.

Leo Messi dhe Pep Guardiola ishin shumë afër të punojnë sërish së bashku, por Barcelona prishi gjithçka duke mos e lënë 33-vjeçarin të largohet nga Camp Nou.

Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë verën e ardhshme dhe Guardiola ka dhënë sinjale për një lëvizje të tillë pasi ka premtuar se do të qëndrojë shumë gjatë te Man City, diçka që e dëshiron edhe Leo pasi vetëm për shkak të tij, pranoi verën e kaluar që të transferohet në Angli, por në fund gjithçka dështoi.

“Jam shumë i lumtur”, tha Guardiola të premten.

“Jam i ngazëllyer që gjendem në Manchester dhe shpresoj të bëjmë sezon të mirë për të qëndruar shumë më gjatë”.

Guardiola ka kontratë me Cityn deri në fund të sezonit, por raportohet se Messi mund të ketë ndikim në të gjitha aspektet pasi vetëm me Pep si trajner, do të pranonte ta lërë Barcelonën për Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat