Liverpool, Klopp zbulon metodën që përdor për të përgjuar lojtarët

Futboll

Liverpool, Klopp zbulon metodën që përdor për të përgjuar lojtarët

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 08:49
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ka një profil sekret në rrjetet sociale për të kontrolluar lojtarët.

Në një intervistë të dhënë për talkSPORT, ish-trajneri i Dortmund ka zbuluar si i monitoron lojtarët e tij nëpërmjet një profili në Instagram.

“Që nga vera e kaluar, unë jam në Instagram. Nuk jam aktiv, por ndjek të gjithë lojtarët e mi”, ka zbuluar Klopp.

“I kam thënë Oxlade-Chamberlain se ndjek atë dhe partneren e tij. Ata bëjnë një jetë të mirë kur nuk janë me mua”.

“Kam një emër sekret. Kam filluar t’i kuptoj gjithmonë e më mirë parimet e rrjeteve sociale, por nuk do të jem kurrë aktiv. Megjithatë, është me të vërtetë argëtuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat