“Ç’janë këto pyetje? Nuk jam model”, acarohet Julian Nagelsmann

Futboll

“Ç’janë këto pyetje? Nuk jam model”, acarohet Julian Nagelsmann

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 09:05
Julian Naglesmann

RB Leipzig u shpërfytyrua në “Old Trafford” nga Manchester United, ku të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer fituan me rezultatin 5-0. Kjo ishte një disfatë shumë e rëndë për gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, por tekniku Julian Naglesmann i ka dal në mbrojtje ekipit të tij.

Mediat e kritikuan gjermanin për lojën e zhvilluar, por e vendosën atë në qendër të vëmendjes dhe për veshjen që 33-vjeçari kishte zgjedhur të mërkurën. Gazetari i Sky Sport Germany e pyeti trajnerin se nëse veshja e tij tashmë nuk do të cilësohet më me fat në garderobën e tij.

Naglesmann nuk ishte në humor për batuta dhe iu përgjigj paksa i acaruar pyetjes. “Mos pyesni shumë për veshjen time. Unë vesh çfarë më pëlqen. Në fund të fundit jam një trajner futbolli dhe jo një model”, deklaroi trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat