Tri ndeshje interesante në Ligën e Parë, derbi i xhiros në Istog

Futboll

Tri ndeshje interesante në Ligën e Parë, derbi i xhiros në Istog

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Sot do të hapet xhiroja e tetë e Ligës së Parë të futbollit, ku na presin tri ndeshje interesante.

Kryendeshjen e sjellë Grupi A, ku në “Demush Mavraj” takohen dy skuadrat që pretendojnë Superligën, Istogu dhe Dukagjini.

Të dyja skuadrat, si Istogu ashtu edhe Dukagjini kanë bërë përforcime të mëdha dhe për synim kanë rikthimin në elitën e futbollit.

Ekipi kryesues i këtij grupi, Malisheva, luan në udhëtim te Drenasi.

Ndërkohë, ndeshja e vetme që luhet në kuadër të Grupit B është ajo ndërmjet Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:30.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Istogu – Dukagjini

Drenasi – Malisheva

GRUPI B

Ramiz Sadiku – KEK-u. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat