Rekordi i Solskjaer në 100 ndeshje si trajner i United do të jetë më i mirë se i Fergusonit

Futboll

Rekordi i Solskjaer në 100 ndeshje si trajner i United do të jetë më i mirë se i Fergusonit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:48
Ferguson, Solskjaer dhe Mourinho

Ole Gunnar Solskjaer së fundmi është duke i heshtur kritikët e tij me formën që po kalon Manchester United.

Pas një starti jo të mirë të edicionit 2020/21, trajneri norvegjez ka arritur të rikthejë Djajtë e Kuq në rrugën e fitoreve, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

United në këtë mesjavë arriti të fitojë 5-0 ndaj Rasenball Sport Leipzig, derisa në javën e kaluar mposhtë 2-1 në udhëtim PSG-në.

Në takimin me skuadrën gjerman, Solskjaer festoi ndeshjen e 99-të në krye të skuadrës angleze, derisa statistikat për të nuk janë për t’u nënvlerësuar.

Madje, norvegjezi ka arritur të lë mbrapa tij trajnerin legjenda Sir Alex Ferguson për nga numri i fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat