Priten me kërshëri ndeshjet e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Lideri i kampionatit, Ballkani nga Theranda, synon fitoren e radhës dhe ta përforcojë kreun.
Besa nga Peja shpresojnë të befasojnë në Therandë dhe t’i marrin pikë Ballkanit.
Në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, do të zhvillohet sfida mes Arbërisë nga Dobraja e Madhe dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica.
Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren.
Kryendeshja do të zhvillohet në Gjilan mes Gjilanit dhe Feronikelit nga Drenasi.
Gjilani beson në cilësi dhe përparësi të fushës, ndërsa ‘Nikli’ pretendon të kthehet i pamposhtur. Të gjitha ndeshjet luhet sot në orën 13.30.