Ja pse Messi nuk ia uroi 60-vjetorin e lindjes Maradonës?!

Futboll

Ja pse Messi nuk ia uroi 60-vjetorin e lindjes Maradonës?!

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:11
Ja pse Messi nuk ia uroi 60-vjetorin e lindjes Maradonës?!

Më 30 tetor, Diego Armando Maradona mbushi 60 vjeç. Të gjithë kampionët, si dje ashtu edhe sot, e uruan “Pibe de Oro” me rastin e përvjetorit të veçantë. Edhe Cristiano Ronaldo kishte fjalë shumë të ëmbla ndaj argjentinasit, megjithë disa mosmarrëveshje në të kaluarën. Heshtja e Leo Messit bëri shumë zhurmë dhe ngre mjaft pikëpyetje.

Të paktën zyrtarisht, nuk ka asnjë “gjurmë” urimi të tij për Maradonën; as në rrjetet sociale (ku nuk ka ndarë ndonjë mesazh, ose regjistruar një video të shkurtër), as në rrugë të tjera. Heshtja e “Pleshtit” nuk ka kaluar pa u vënë re, veçanërisht në atdheun, ku “10” e Barcelonës është konsideruar gjithmonë trashëgimtari natyror i Diego. Një krahasim që përfundoi duke u bërë një peshë shumë e rëndë për t’u mbajtur, duke marrë parasysh zhgënjimet e hidhura me fanellën Albiceleste të 33-vjeçarit nga Rosario.

Heshtja e Messit bëri gjithnjë e më shumë zhurmë, sepse edhe Cristiano Ronaldo kishte fjalë lavdërimi të mëdha për “Dorën e Zotit”, përkundër disa “rrëshqitjeve” në të kaluarën për shkak të egocentrizmit të tepërt. CR7 e shpalli veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, duke e vendosur veten mbi dikotominë midis argjentinasit dhe “perlës së zezë”, Pele. “Thuajini atij të mos bëjë shaka”, – ishte përgjigjja e ish-kampionit të Amerikës së Jugut. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe në një intervistë për “France Football”, Ronaldo dëshmoi “paqen”: “Diego më bëri të ëndërroj. Ishte i pabesueshëm, e gjithë bota e di këtë”.

Atëherë, pse ka heshtur Messi? Në Argjentinë, tifozët u ndanë midis atyre që tregojnë se ata kurrë nuk kanë qenë shumë zemërgjerë me urime të tilla dhe të tjerëve që e konsiderojnë si dëshmi të mungesës së afeksionit për një rast të ngjashëm. Më 24 qershor, me rastin e 33 viteve të “Pulga”, Maradona e uroi atë në orën 23:59: “Bota të përshëndet, Leo Messi, qofsh shumë i lumtur”. Tashmë, heshtja e Messit për 60-vjetorin e Maradonës nxit thashethemet në lidhje me marrëdhëniet e tyre reale, sa të konsoliduara ishin që në vitin 2010, gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, në raportin trajner-lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat